Google ADS

Kompanisë së Deminimit të FSK-së i shtohen 11 deminerë të rinj

14:30 | 29 Maj 2024
E.G

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se sot Kompanisë së Deminimit të FSK-së i shtohen 11 deminerë të rinj.

Ceremonia e certifikimit të kursantëve të kursit bazik të deminimit u  mbajt në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit” në Prizren.

Menaxhuar nga instruktorët e specializuar të Kompanisë së Deminimit nën mbikëqyrjen e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes ( KDS), pjesëmarrësit janë trajnuar në identifikimin e mjeteve shpërthyese, efektet e tyre dhe përdorimin e pajisjeve specialistike për punën e deminimit dhe pastrimit të fushëbetejave dhe ata do t’iu bashkohen ekipeve të Deminimit në punën e tyre në terren për largimin e mjeteve të pashpërthyera.

“Komandanti i Kompanisë së Deminimit, nënkolonel Zekirja Shkreta ka uruar kursantët dhe instruktorët për përfundimin me sukses të trajnimit duke ofruar mbështetjen e tij duke kërkuar që deminerët e rinj të jenë në nivel të lartë të profesionalizmit për të ndihmuar popullin e Kosovës në largimin e rrezikut nga mjetet e pashpërthyera.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme