Dhoma e Avokatisë dënon sulmin ndaj Mëngjesit: Këmbanë alarmi per organet ligjzbatuese, hetim i shpejtë dhe i pavarur

13:54 | 29 Maj 2024
E.G

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka shprehur shqetësimin mbi dhunën fizikë ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Me anë të një deklarate për media, Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë shprehet se kërcënimi i avokatëve për shkaqe që lidhen me ushtrimin e detyrës cenon rëndë misionin e avokatit në ushtrimin e profesionit dhe krijon situata të vështira që duhen vlerësuar maksimalisht.

“Dhoma e Avokatise se Shqiperise shpreh shqetesimin e thelle lidhur me dhunen e rende fizike te ushtruar, mengjesin e dites se sotme, ndaj avokatit Sokol Mengjesi, anetar i Dhomes se Avokatise se Tiranes. Avokati eshte goditur disa here ne koke me leve dhe per shkak te plageve te marra eshte shtruar ne spital.

Ky nuk është rast i izoluar i ushtrimit te dhunes fizike dhe psikologjike ndaj avokateve ne Shqiperi, duke rikujtuar aktin e fundit te paprecedentit te dhunes fizike dhe psikologjike ndaj nje avokati ne Dhomen e Avokatise Lezhe, ne muajin Prill te ketij viti. Kercenimi i avokateve, sidomos per shkaqe qe lidhen me ushtrimin e detyres jo vetem cenojne rende misionin e avokatit ne ushtrim te profesionit te tij, por krijojne situata te veshtira qe duhen te vleresohen maksimalisht”, thuhet në deklaratë.

Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë i ka kërkuar autoriteteve zyrtare të kryejnë hetim të plotë dhe të pavarur brenda një kohe sa më të shkurtër lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

“Njekohesisht garantojme te gjithe avokatet ne Republiken e Shqiperise se Dhoma e Avokatise e Shqiperise do te jete ne krah te cdo avokati ndaj te cilit ushtrohet dhune e çfardo lloji nga kushdo qofte, pavaresisht se nga kush dirigjohet dhuna.

Shprehemi besimplote se reagimi yne do te sherbeje si këmbanë alarmi per organet ligjzbatuese jo vetem per kete rast por edhe per raste te tjera qe cenojne sigurine e jetes se avokateve dhe te familjeve te tyre”, thuhet në deklaratë.

Mëngjesi u dhunua nga tre persona, të cilët e goditën atë me levë. Avokati është dërguar në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ka marrë dëmtime në kokë dhe ballë.

Ngjarja ndodhi në zonën e ish-Bllokut, ndërsa policia po punon ende për identifikimin e kapjen e tyre.

/rtsh.al/

Të ngjashme