Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prizren, konkretisht shefi i sektorit të Operativës Rajonale në këtë drejtori, nënkolonel Lulzim Shala, në ambientet e një hoteli në Prizren, ka pritur dhe ka zhvilluar një takim me përfaqësues të misionit të OSCE-së në Kosovë.
Në emër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren nënkolonel Shala nga ky mision ka pranuar mirënjohje dhe me këtë rast ka falënderuar përfaqësuesit e OSCE-së për angazhimin e tyre në mbështetje të Policisë së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Ai e cilësoi me interes mbështetjen dhe monitorimin për qëllim të sigurisë dhe zhvillimit shoqëror të vendit./Arbresh.info/
Një mbretëri e fshehur virusesh jeton në zorrët tona
Kusari-Lila thotë se Qeveria Kurti ia çjerri maskën Vuçiqit ...
Sinani: Nga nesër nis grumbullimi i qenve endacak në Preshev...
Rama takim nesër me kryebashkiakët socialistë dhe drejtuesit...
Flick ka katër opsione për ta zëvendësuar Olmon e lënduar nd...
I dyshuari për atentat ndaj Trumpit akuzohet për dy vepra pe...