E ardhmja e Viktor Roque tek Barcelona, siç duket nuk do të zgjasë edhe shumë.
Sulmuesi brazilian nuk ka qenë në planet e ish-trajnerit, Xavi edhe pse skuadra spanjolle shpenzoi 40 milionë euro për kartonin e tij, shkruan Arbresh.info.
19-vjeçari ka zhvilluar vetëm 16 ndeshje në total për Barcelonën ku ka 353 minuta dhe dy gola të shënuar, duke mos i arritur pritshmëritë.
Sipas mediave spanjolle, interesim për kartonin e brazilianit ka shprehur skuadra angleze, Arsenal, të cilët janë të gatshëm që t’i shpenzojnë 45 milionë euro.
Megjithatë lojtari tani është në mëdyshje nëse do të largohet nga Barcelona, apo do të presë që trajneri i ri Hansi Flick ti japë hapësirat e duhura.
Vitor Roque i pëlqen trajnerit Arteta dhe drejtorit Edu Gaspar, derisa Topçinjtë janë në bisedime me Barcelonën për transferimin e brazilianit në Londër. /Arbresh.info
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I