Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka njoftuar se 1576 besimtarë Kosovës kanë filluar përgatitjet për nisjen e besimtarëve tanë për në haxh.
Grupi i parë i besimtarëve parashihet që të udhëtojë më 2 qershor.
“Këshillat e Bashkësisë Islame anekënd Kosovës kanë filluar përgatitjet për nisjen e besimtarëve tanë për në haxh. Në të gjithë Këshillat e BI-së, nga përgjegjësit e këtyre Këshillave, besimtarët myslimanë, që këtë vit kanë vendosur ta kryejnë haxhin, janë duke i marrë edhe këshillat dhe mësimet e duhura se si duhet të kryet ky ritual”, thuhet në njoftimin për media.
BIK-u, thotë se me udhëzimet për durim, forcë dhe sakrificë, ata janë duke u përgatitur për ta kryer edhe kushtin e pestë të Islamit – haxhin.
Karshi mësimeve dhe këshillave, në të gjithë Këshillat e BI-së është duke u organizuar edhe duaja e haxhit, në të cilën besimtarët lusin të Madhin Zot që t’u japë shëndet e t’ua pranojë adhurimet e haxhit./Arbresh.info/
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...