Është arrestuar një 23- vjeçar në Vushtrri, i cili kërkohej me urdhëresa të gjykatës.
I dyshuari kishte katër urdhëresa aktive të lëshuara nga gjykata për veprat penale: Grabitje, Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, Lëndim i lehtë trupor dhe Grabitje në tentativë.
“Ndaj personit të arrestuar: E.Z., 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, kishte 12 urdhëresa aktive të lëshuara nga gjykata për veprat penale: Grabitje, Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, Lëndim i lehtë trupor dhe Grabitje në tentativë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim në kohëzgjatje gjithsej prej tri vitesh e nëntë muaj./Arbresh.info/
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, ...
Tërmet në Shqipëri
Walker: Libri shpërfaq krimin e Serbisë mbi njerëzimin
Shaqiri bëhet aksionar tek ky klub zviceran
Blinken paraqet planin për qeverisjen e Gazës pasi përfundim...
Inceneratori i Tiranës, gjykim të shkurtuar për ish deputeti...