Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se Izraeli ka nisur operacionin në shkallë të gjerë për pushtimin e qytetit Rafah në jug të Gazës.
Kështu ka thënë një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ndërsa rrjeti televiziv CNN ka thënë se sulmi i Izraelit i së dielës në kampin e të zhvendosurve është kryer me armë të prodhuara në SHBA.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se Izraeli ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për pushtimin e qytetit Rafah në jug të Gazës.
Kirby ka deklaruar kështu disa orë pasi forcat Izraelite kishin marrë nën kontroll qendrën e qytetit dhe një pikë tjetër të rëndësishme strategjike nga e cila mund të mbikëqyret kufiri me Egjiptin që ndodhet në afërsi.
Kirby ka komentuar edhe sulmin e Izraelit të së dielës që shkaktoi një zjarr në një kamp të të zhvendosurve që shkaktoi vdekjen e të paktën 45 palestinezëve, shumë nga të cilët fëmijë, gra e të moshuar duke e përshkruar si të tmershëm dhe zemërthyes. Në këtë sulm mbetën të plagosur më shumë se 200 persona.
Ndërkohë, rrjeti televiziv CNN, duke analizuar pamjet nga vendi i ngjarjes dhe analiza e ekspertëve të armëve ka zbuluar se në sulmin e së dielës në kampin e të zhvendosurve, Izraeli ka përdorur armë të prodhuara në SHBA.
Presidenti amerikan Joe Biden më herët gjatë këtij muaji ka thënë se do të kufizon furnizimet me armatim për Izraelin nëse Izraeli futet nëpër qendrat e populluara në Rafah, ku besohet se po strehohen qindra mijëra civil.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...