Të paktën 35 shkolla të periferisë së Attikës janë alarmuar mëngjesin e sotëm pasi kanë marrë emaile paralajmëruese dhe kërcënuese për shpërthime bombash.
Menjëherë, policia është vënë në alarm dhe kanë nisur hetimet, por nga informacionet e para, u duk se bëhej fjalë për një farsë. Shërbimi i krimit kibernetik thotë se ka dërgesë masive emailesh nga i njëjti dërgues, i cili dyshohet se është një haker rus.
Por, lajmi ka shkaktuar shqetësim në disa shkolla, ku nxënësit dhe mësuesit kanë dalë jashtë ndërtesave .
Emailet kërcënuese që janë dërguar nga jashtë Greqisë janë marrë nga shkollat e zonave si Gerakas, Galatsi, Haidari dhe N. Jonia, ku autoritetet e konsiderojnë ngjarjen si jo të rëndë.
Ndërtesat shkollore u evakuuan dhe autoritetet policore për arsye paraprake kanë kryer kontrolle në vend. Siç u bë e ditur, nga shqetësimi i shkaktuar nxënësve dhe pedagogëve, shërbimi urgjent i policisë ka marrë dhjetëra telefonata nga shkolla të ndryshme të Atikës. Hetimi i autoriteteve është në vazhdim edhe në disa shkolla për arsye sigurie.
Në e-mailin e dërguar shkruhet midis të tjerash:
“Ne do t’ju hedhim sipër tyre dhe ju do të mbyteni derisa drita në sytë tuaj të bëhet errësirë e cila do të rritet dhe të gjithë ju do ndjeni këtë peshë mbi veten tuaj dhe do të zhyteni në errësirë. Le ta varrosim shtetin nën një mal me kufoma.
Ne do t’i kthejmë qytetet tuaja në rrënojat e Marauit . Ne do t’ju hedhim në erë siç bënë vëllezërit tanë në Paris. Ne u frymëzuam nga Abdelhamid Abaaoud, Salah, Abdellah, Isnilon Hapilon, Vëllezërit Maut dhe të gjithë të tjerët.
Ju jeni bërë nga e keqja. Vdekja ju pret me ne. Çdo Kafir do të përgjigjet para myslimanëve për ngacmimet ndaj tyre.
Do të pushtojmë redaksinë në çdo media dhe do t’u presim fytin letrave tuaja false.
Të gjithë do të jeni përgjithmonë në furrën e ferrit.
Ne e shohim përjetësinë që nga fëmijëria dhe çfarëdo që të ndodhë me trupin tonë, ne nuk do të vdesim kurrë.
Në asnjë rrethanë mos i konsideroni të vdekur ata që vriten në rrugën e Allahut.
Jo, ata janë të gjallë dhe marrin pjesën e tyre nga Zoti i tyre.
Dhe Inshallah do të vijë dita kur e vërteta do të mbizotërojë dhe ligji i dekretuar nga i Plotfuqishmi do të përhapet në tokë.
Dhe nga Dagestani në Bombei do të ketë një Kalifat në të gjithë botën”.
Ndërkohë, në shumë shkolla pasi ka përfunduar kontrolli, nxënësit kanë hyrë në klasa dhe po vazhdojnë mësimin. Sipas informacioneve nga Ministria e Arsimit bëhet fjalë për emaile spam dhe policia i konsideron kërcënimet farsë duke njoftuar prindër dhe mëesues se nuk ka asnjë rrezik./tch
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde