Google ADS

Arrestohet një person në Prishtinë, i gjendet armë zjarri me 19 fishekë

08:45 | 29 Maj 2024
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që gjatë kontrollit tek i njejti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me 19 fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE Rr. Nazim Gafurri, Prishtinë / 28.05.2024 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njejti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me 19 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme