Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti deklaroi se beson se PDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen për të bashkëqeverisur. Ai thotë se nuk është diçka tragjike që të ketë marrëveshje për bashkëqeverisje, megjithatë sipas tij kjo gjë nuk do të ndodhë.
“Mendoj që nuk është e lehtë me qeverisë me Kurtin, sespe ai është i vetmi zë, ai nuk ka konsulencë as me kolegë të tij dhe nëse i bashkohet PDK-ja si patericë i bashkohet për interesa të vogëla por jo për interes të vendit. Unë jam idhtar i asaj që me ndryshu qasjen të gjitha partitë politike për ti zbatu marrëveshjet që i kemi të varura në qafë”, tha Haliti.
“Kam një parandjenjë se as Kurti as PDK nuk kanë me qenë në koalicion bashkë. Besoj se s’ka me pasë koalicion. Unë tani mendoj se investimi i atyre që ne nuk i shohim është që duhet me zbatu marrëveshjen. Nuk ka më rëndësi kush ka me qenë, por kanë më u mbështetë ata që kanë me i zbatu marrëveshjet”, shtoi mes tjerash ai.
Duke folur për situatën në veri të vendit, Haliti tha se serbët e veriut të Kosovës kanë porosi nga Vuçiqi që të mos reagojnë në asnjë situatë.
“Serbët e veriut janë të porositur që për çdo situatë të mos reagojnë derisa ndoshta të gabojmë ne. Porosia e tyre është që mos me vepru, ka qenë protesta deri të ura por Policinë e Kosovës nuk e ngacmojnë, futen në kontrolle, kanë kapë armatime, s’kanë reagu. Tani mund të themi se jemi bërë të fortë ne, ndoshta është edhe kjo, por po besoj se ata kanë porosi që të mos reagojnë dhe ta lënë Policinë e Kosovës sa më shumë të gabojë dhe të kenë argument qoftë për veprim apo dëshmi para organizatave ndërkombëtare”, tha Xhavit Haliti në “Prime”.
Ndërkohë duke folur edhe njëherë për sulmin e Banjskës Haliti tha se është vepruar mirë që janë lënë të largohen terroristët, sepse sipas tij nëse Kosova do t’i vriste të gjithë nuk do të fitonte asgjë, por vetëm do të hapej një proces i ri gjyqësor në Hagë.
“Armatimi ka qenë në kishë, e kanë nxjerr prej kishës jashtë që të mos gjendet brenda në kishë. Është standard i policisë serbe, i njësiteve speciale të Serbisë, edhe në Kroaci ka qenë, edhe në Bosnje e Kosovë, ku në kisha janë strehuar armatimet. Janë leju që të largohen dhe mirë kanë bë që i kanë leju. Nuk e di kush i ka leju, KFOR-i, Policia apo dy bashkë. Më mirë që i kanë lë të largohen sesa me pas fillu me u vra mes vete, ose me i vra ne gjithë ata. Vetëm që e kishim hap një proces gjyqësor në Hagë shtesë që janë vra një grup i ashttuquajtur terrosit që e kanë dorëzuar armatimin dhe janë vrarë pas shpine”, tha Haliti.
Deputeti i PDK-së ishte pjesë e Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ku u morr vendimi për avancimit të statusit të Kosovës. Ai tha se në asamble nuk u mor parasysh propaganda e Serbisë kundër Kosovës.
“Kanë insistu që ta marrin fjalën në pikë kur votohej për Kosovën, nuk iu dha fjala, votimi u bë dhe ky ishtë përfundimi i kësaj çështje”, tha Xhaviti duke theksuar se në këtë rast festoi Kosova, humbi Serbia.
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador