Transferimi i Kylian Mbappe do të vështirsojë punën e trajnerit Carlo Ancelotti, për vijën e sulmit tek skuadra e Real Madridit.
Një lojtar i cili mund të humb minuta me ardhjen e francezit në “Santiago Bernabeu”, është braziliani Rodrygo.
Në një intervistë për DAZN, Rodrygo ka pranuar se ai nuk është i sigurt nëse ai do të qëndrojë tek Real Madridi për aq kohë sa ai do të dëshironte.
“Gjithçka mund të ndodhë. Unë kam kontratë këtu, por nuk e di. Unë gjithmonë kam thënë se dua të jem pjesë e klubit, por le të shohim”, ka thënë Rodrygo.
Rodrygo është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën madrilene, i cili e ka “nxjerr Realin me fytyrë të bardhë” në shumë raste dy sezonet që lamë pas.
Braziliani është pjesë e mbretërve që nga viti 2019 kur u transferua nga Santosi./Arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit