Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se tre personat nga gjashtë të cilët kanë qenë të kërkuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, në Prizren janë vetëdorëzuar të martën në polici.
Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se personat dyshohen për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Lëndim i rëndë truporë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.
“Pas publikimit të fotove, të dyshuarit sot më datë: 28.05.2024 rreth orës 14:00 janë vetë dorëzuar në sektorin e hetimeve rajonale në Prizren. Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968, Fshati Krajk komuna e Prizrenit: Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, Fshati Krajk komuna e Prizrenit: Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995, Fshati Krajk komuna e Prizrenit”, thuhet në njoftim.
Hetuesit policorë gjatë hetimit të rastit në cilësinë e provave materiale kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë një revole prodhim Jugosllave “Cervena Zastava”,cal 9 mm dhe një karkator pa fishek, për të cilën dyshohet se është përdorur.
“Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar. Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e te dyshuarve për 48 ore .Rasti është nen hetime”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Plagosja në Gjonaj të Hasit, gjashtë anëtarët e familjes Likaj shpallen në kërkim
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...