Fëmijët të inspiruar nga loja Angry Birds keqtrajtojnë zogjtë e vërtetë

14:27 | 4 Mars 2015
Arbresh Info

“E vërteta është më e huaj se trillimi” sa kohë që “arti imiton jetën” në ditët e sotme. Angry Birds, loja për pajisjet mobile që është shkarkuar dhe instaluar në miliona kopje në të gjithë botën, në platforma të ndryshme, rezultoi një frymëzim fatal për fëmijët, të cilët kanë filluar të vrasin trumcak të vegjël sipas mënyrës së kësaj loje.

Një grup fëmijësh kinezë kanë përdorur fishekzjarrë për të luajtur një version të çuditshëm, real, të lojës Angry Birds. Ata i përdornin fishekzjarrët për të kapur trumcakët e vegjël. Ky veprim i poshtër i fëmijëve u zbulua nga 44-vjeçari Huang Chu, i cili kishte parë disa trumcakë të vegjël që kishin ngordhur nga fishekzjarrët.

Ai kishte pyetur djalin më të madh, i cili i kishte thënë se po luanin lojën Angry Birds, duke hedhur fishekzjarrë në park për të kapur zogjtë, ngjashëm me video lojën me të njëjtin emër. Zoti Chu kishte postuar disa foto në internet, sepse, sipas tij, njerëzit duhet të marrin në konsideratë këtë ndodhi dhe duhet të rriten masat për të drejtat e kafshëve në Kinë.

Ajo që të bën përshtypje nga gjithë kjo ngjarje është se si mund të rezultojë një frymëzim i keq për fëmijët një lojë kaq popullore sa Angry Birds./krokodili.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme