Disa tanke izraelite kanë arritur në qendër të Rafah, qyteti i vogël në pjesën jugore të Rripit të Gazës ku qindra mijëra palestinezë ishin strehuar për të shmangur bombardimet në zona të tjera të enklavës.
Tanket u vunë re pranë xhamisë al Aëda, një pikë referimi qendrore e Rafahut, thanë dëshmitarët për Reuters.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nuk pranuan të komentojnë për agjencinë mbi zhvillimin e ri, duke thënë vetëm se do të lëshojnë një deklaratë së shpejti.
Izraeli vijoi sot sulmet ajrore në Rafah, pavarësisht reagimeve ndërkombëtare për bombardimin vdekjeprurës të një kampi të mbushur me njerëz të zhvendosur në qytet të dielën mbrëma, që shkaktoi 45 të vrarë dhe rreth 250 të plagosur./euronews.al
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër
Nesër del para gjykatës, Ilir Meta reagon nga burgu
Shqiptarit nga Maqedonia e Veriut i dorëzohen mbi 1 mijë eur...