Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediet trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ndër të tjera ka folur edhe për ish-klubin e tij Milan-in e në veçanti për sulmuesin kryesor të “Djallit”, Rafael Leao-n.
Italiani theksoi se e ndjek gjithmonë me dashuri skuadrën e “kuqezinjve” të Milanos, teksa sa i përket Leao-s u shpreh se është talent, por ka nevojë të “rrihet”.
“Unë e ndjek skuadrën nga larg, me dashuri. Ne kemi gjetur një Brahim Diaz të jashtëzakonshëm. Milan-i ka një talent të madh si Leao, ai duhet të ulet ndonjëherë. Nëse ai do të ishte me mua, do ta “rrihja” çdo ditë”-u shpreh Ancelloti me një koment të fortë, i cili megjithatë synohet të jetë edhe i përzemërt, thuajse atëror, ndaj një lojtari të madh me cilësi por ende shumë jokonsistent./Ss
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin