Përsëritet skenari i opozitës gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës, duke hedhur molotov dhe vezë para institucionit.
Një incident është shënuar në protestën e nëntë të opozitës, pasi një bombë molotov është hedhur pranë qytetarëve, operatorëve e policisë. Është dashur ndërhyrja e policisë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërkohë demokrati Belind Këlliçi ka paralajmëruar vijimin e betejës së tyre për dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në fjalën e tij nga protesta, mes shpërthimeve të bombave molotov, Këlliçi ka akuzuar Veliajn si hajdut dhe përfituesin e vetëm të incineratorit të Tiranës.
“132 milionë euro për një incinerator që nuk ekziston. vjedhje e paprecedentë, e pahapur kurrë më parë. Anëtarë e drejtues politik të shtetit, askush nga protestuesit nuk ka asgjë me ju, por ne dalim në protestë edhe për ju. Një kapele juaja kushton sa rroga juaj. Janë vjedhur taksat e qytetarëve të Tiranës. Rreshtohuni krah qytetarëve të Tiranës. Kjo betejë nuk mbaron këtu, përgjegjës, ideator dhe përfitues i incineratorit është një dhe vetëm një Erion Veliaj. Ky hajdut që me pafytyrësinë më të madhe u tall me SPAK dhe agjentët e BKH-së. Boll mbajtët kryetarin e opozitës pa asnjë fakt e provë në arrest shtëpie”, tha Këlliçi./rtsh
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet