Menaxheri i Myrto Uzunit, Franci Bode nuk është aspak i kënaqur më mos ftesën e lojtarit të tij tek Kombëtarja e Shqipërisë.
Bode tha se mos ftesa e klientit të tij, është një padrejtësi e madhe ndaj tij, pasiqë Uzuni ka qenë i gatshëm gjithmonë për fanellën kuqezi, shkruan Arbresh.info.
“Kur ëndrra jote është ta përfaqësosh vendin tënd në nivelin më të lartë të garave! Si mund ta lini jashtë një lojtar me 11 gola në La Ligan spanjolle?”
“Bazuar në statistikat aktuale ai është më i mirë se 5 nga 6 lojtarët sulmues në ekipin tonë kombëtar për Euro 2024. Ai gjithmonë feston me simbolin e shqiponjës për të treguar se është krenar që është shqiptar, që lufton për fanellën që vesh si një luan. Nuk e meriton këtë! Padrejtësi”
Uzuni ka pasur një sezon të shkëlqyr në Spanjë, ku ka arritur të shënoj plotë 11 gola, por fatkeqësisht, skuadra e tij nuk arritën të sigurojnë mbijetesën në La Liga. /Arbresh.info
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...