Tash e një kohë i gjithë rrjeti ka shpërthyer ndaj këngëtares Xhensila Myrtezaj.
E së fundmi shkak është bërë edhe kënga e Bes Kallakut që u mor si dedikim për të.
“Mosminrjohëse” ka bërë që të reagojë edhe shoku i ngushtë i aktorit, promoteri i boksit dhe biznesmeni shqiptar, Kristian Boci duke e quajtur Xhensilën “qoftë largu”.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ai ka postuar një foto dhe ka shkruar “Më vjen keq vëllai im po më beso ke shpëtuar njëherë e mirë nga qoftë largu. Të pata thënë brother Bes Kallaku”.
Por nga ana tjetër duket se Xhensilës nuk i ndikojnë komentet negative, të cilat është shoqëruar shumë kohëve të fundit.
Ajo ka publikuar një video ku shihet me një fustan shkëlqyes, me anë të së cilës ka përcjell edhe një mesazh.
“Kujtoje gjithmonë, je një diamant, askush nuk mund të të thyejë”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe