Al Nassr mbylli sezonin në Saudi Pro League me një fitore 4-2 ndaj Al Ittihad, sfidë në të cilën Cristiano Ronaldo realizoi dy gola dhe jo vetëm.
Portugezi vendosi një rekord të veçantë sa i përket kampionatit saudit, pasi Ronaldo bëhet i pari lojtar që realizon 35 gola në një sezon të vetëm.
39-vjeçari arriti këtë kuotë në 31 takime duke e bërë akoma dhe më të bukur këtë rekord, me Ronaldo-n që e ka kthyer në specialitet thyerjen e tyre.
Ish-sulmuesi i Real Madrid u shpall golashënuesi i edicionit duke lënë pas Mitrovic (Al Hilal) me 28 finalize, teksa Al Nassr e mbylli në vendin e dytë kampionatin./Ss
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...