Ditën e sotme Aleanca për Teatrin e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia Lirisë do të mbajnë protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës, ku do të kërkojnë edhe njëherë dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Nisur nga incidentet e shënuara në protestat e tjera të këtij lloji, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara për mbarëvajtjen e këtij grumbullimi.
Kështu gjatë ditës së sotme prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Për këtë arsye Policia iu kërkon qytetarëve që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubim që të respektojnë ligjin dhe të distancohen nga çdo akt dhune, shkruan A2Cnn.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...