Pas debateve të shumta që shkaktoi gjatë ceremonisë së betimit pas zgjedhjes së saj si presidente në Maqedoninë e Veriut, duke përdorur emrin “Maqedoni”, Gordana Siljanovska-Davkova është shprehur se në asnjë moment nuk e ka shkelur Marrëveshjen e Prespës. Ajo ritheksoi se e respekton Marrëveshjen e Prespës dhe se në asnjë moment nuk ka deklaruar se është kundër saj apo se ka për qëllim ta shpërbëjë atë.
“E kam respektuar Marrëveshjen e Prespës dhe e respektoj tani. Unë e firmosa deklaratën me emrin aktual, emër nga Marrëveshja e Prespës”, ka thënë ajo.
Ndonëse shtoi se më herët ajo e ka kritikuar këtë marrëveshje pasi sipas saj nuk përputhet me Kartën e Kombeve të Bashkuara, por për aq kohë sa është zyrtare, reale nga ana e saj do ta respektojë.
“Megjithatë, unë besoj gjithashtu në lirinë e shprehjes së mendimit, lirinë e vetëidentifikimit dhe lirinë e vetëvendosjes, të cilat nuk mund të jenë vetëm kolektive dhe t’u referohen kombeve, por mund të jenë edhe individuale. Pra, për mua, liria e mendimit si pjesë e Deklaratës Universale të Lirive dhe të Drejtave, si pjesë e Konventës për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave, si pjesë e Konventës së BE-së për të Drejtat Themelore, i lejon njerëzit të shprehin veten dhe unë nuk shikoj se këtu e kam shkelur Marrëveshjen e Prespës. Unë as nuk e grisja deklaratën, as nuk thashë që nuk do ta respektoj Kushtetutën, as nuk thashë se do ta shpërbëj Marrëveshjen e Prespës. Një gjë është se unë e kam kritikuar Marrëveshjen e Prespës, për shkak të procesit të miratimit të saj, për shkak të mospërputhjes së saj me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Por është fakt juridik, është realitet dhe do ta respektoj”, tha G. Silianovska./abcnews.al/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...