Google ADS

Policia ndalon 5 automjete me mallra bujqësore në Leposaviq

21:48 | 27 Maj 2024
E.G

Policia e Kosovës sot në fshatin Koshuticë të Leposaviq, në dalje të Republikës së Kosovës për në Serbi kanë ndaluar pesë  automjete të ndryshme në të cilat kishte mallra dhe mjete bujqësore.

Sipas policisë, në mallrat e gjetura kishte trembëdhjetë (13) motor, 6 kositëse për bari të mëdha, 3 freza bujqësore, 200 copë shata për freza, një motosharrë, një moto-kultivator dhe një motoçikletë me katër rrotë për fëmijë, shkruan Arbresh.info.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Kalim i paautorizuar i kufirit – Tentim”, përderisa rasti shkon për trajtim në procedurë të rregullt./Arbresh.info/

Të ngjashme