Kryeministrja Meloni ka zgjedhur ekranin e RAI 3 për ta mbrojtur homologun e saj shqiptar Edi Rama përballë sulmeve të së majtës dhe medias italiane që e përkrah atë për zbatimin e planit për qendrat e pritjes së refugjatëve.
Giorga Meloni, kryeministre e Italisë: Dua të falënderoj publikisht Edi Ramën sepse ai ka qenë objekt i çdo lloj sulmi, që kur vendosi që të nënshkruajë këtë protokoll me ne. Ajo që dëshiron të bëjë Edi Rama është që të ndihmojë Italinë. Fakti që e majta këtu kërkonte përjashtimin e tij nga Partia Socialiste Europiane që e quan Shqipërinë narko shtet, fakti që atij i atribuojnë fjalë që nuk i ka thënë, është padrejtësi. Nuk e kuptoj pse e majta italiane nuk e falenderon Edi Ramen që po na jep një dorë për të përballuar fenomenin e emigracionit të paligjshëm. Besoj se ne duhet ta falënderojmë të gjithë Edi Ramën për këtë kontribut.
Sipas Melonit projekti me Shqipërinë për ngritjen e qendrave të pritjes së refugjatëve po ecën përpara madje po shërben is model ehde për shtete të tjera.
Giorga Meloni, kryeministre e Italisë: Projekti me Shqipërinë po ecën përpara dhe do të jetë plotësisht funksional pas një kohe jo shumë të gjatë. Ky projekt dëshmon se ne po i bëjmë këto lëvizje për të mirën e vendit tonë. Mendoj se kemi të bëjmë me një projekt shumë strategjik.
Projekti për ngritjen e qendrave të pritjes së refugjatëve në Gjadër dhe në Shëngjin pritet të nisë nga funksionimi në muajt në vijim, duke pritur në të refugjatët e shpëtuar në det nga marina italiane./tvklan.al
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...