Google ADS

LDK: Avancimi i Kosovës në AP të NATO-s, rezultat i mbëshetjës së aleatëve

19:24 | 27 Maj 2024
E.G

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ka reaguar  avancimit të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Me anë të një komunikate për media, LDK thotë se mbështetja e vazhdueshme dhe e palëkundur e ShBA-ve dhe anëtarëve tjerë të NATO-s sot rezultoi në avancimin e Kosovës nga vëzhguese në anëtare të asocuar, shkruan Arbresh.info.

“Miqësia dhe bashkëpunimi me Amerikën dhe NATO-n ishin dhe mbeten pjesë themeltare të vizionit të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. Përkushtimi i Kosovës tash e disa dekada për paqen, stabilitetin dhe parimet demokratike u pasqyrua në mbështetjen e NATO-s ndaj vendit tonë. Kosova dhe qytetarët e saj janë gjithnjë falënderuese ndaj shteteve anëtarë të NATO-s që edhe sot, si gjithnjë, na qëndruan pranë dhe me votën e tyre mundësuan avancimin e statusit tonë.”, thuhet në komunikatë.

“Mbetet edhe shumë punë deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO. LDK-ja do të vazhdojë kontributin e saj, të filluar qysh më 1989, drejt integrimit të plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike”, thuhet tutje./Arbresh.info/

 

Të ngjashme