Tomas Szunyog, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, në Forumin e Parë të Investimeve të Qëndrueshme ka theksuar se zbatimi i zhvillimit dhe investimit të qëndrueshëm është diçka e domosdoshme, sidomos për ndaljen e “ikjes së trurit”.
“Ky është një diskutim me kohë për Kosovën, në fazën e vet të zhvillimit dhe pikëvështrimit të rrethanave ndërkombëtare. Kemi dëgjuar për investime të drejtpërdrejta, remitanca gjithnjë në rritje, rritjen e vendeve të punës dhe disa zhvillime pozitive. Të gjitha këto janë zhvillime të mira në raporte të huaja. Zbatimi i zhvillimit dhe investimit të qëndrueshëm është diçka e domosdoshme sidomos nga pikëvështrimi i ikjes së trurit. Po shohim gjëra pozitive që po ndodhin në sektorin e energjisë”, tha Szunyog.
Mes tjerash, Szunyog apeloi që Kosova të heqë sa më shpejt ndalimin e produkteve serbe.
“Për Kosovën dhe Serbinë do të ketë disa kushte shtesë që të angazhohen në mënyrë konstruktive me rezultate të prekshme në përmirësimin e marrëdhënieve. Në këtë drejtim lëvizja e lirë e mallrave shërbimeve dhe punëtorëve, paraqitet më shumë në planin zhvillimor. Inkurajojmë Kosovën që të heq sa më shpejt ndalimin e produkteve serbe në Kosovë. Investimet e qëndrueshme kërkojnë vëmendjen e të gjithëve”, ka thënë ai./eo
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë