Google ADS

Vrau mizorisht nënën e tij, 25 vjet burgim për Urim Hysenin

11:11 | 27 Maj 2024
L G

25 vjet burgim ka shqiptuar Gjykata Themelore në Pejë ndaj Urim Hysenit, i akuzuar për krimin makabër të nënës së tij.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

Siapas saj, përveç dënimit me 25 vjet burgim, ndaj Hysnit është shqiptuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në institucionin e shëndetit mendor.

Hyseni akuzohet se e privoi nga jeta nënën e tij, Hyrije Broqi Hyseni, duke ia prerë kokën me thikë.

Për më tepër, ai dyshohet se kreu akte kanibalizmi, duke i pirë gjakun së ëmës.

Ngjarja makabre kishte ndodhur në Pejë, në prill të vitit të kaluar./Arbresh.info/

 

Të ngjashme