Google ADS

KFOR-i tërheq një mjet të pashpërthyer në Lipjan

10:25 | 27 Maj 2024
E.H

Një person ka hasur në një mjetë të pashpërthyer në oborrin e shtëpisë së tij në Lipjan, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, njësia për deminim e KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit

“Lipjan / 26.05.2024 – 21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se përderisa ishte duke punuar në oborrin e tij ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësia për deminim e KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit. Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme