Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, kanë mirëpritur opinioni ligjor të përgatitur nga Këshilli i Evropës (KE) mbi projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).
“Ne mbështesim qëllimin e Projektligjit për të harmonizuar legjislacionin e Kosovës me dispozitat përkatëse të BE-së, duke përfshirë Direktivën për Shërbimet Audio-vizuale”, thuhet në komunikatën për media.
Megjithatë, në njoftim thuhet se siç thekson raporti i KE-së, nevojitet më shumë punë mbi Projektligjin për të siguruar që ai as të mos minojë pavarësinë e KPM-së, as të krijojë mospërputhje ligjore.
“Ne rekomandojmë që Komisioni për Administratën Publike, Qeverisjen Lokale dhe Mediat i Kuvendit të lejojë kohë për shqyrtimin e duhur të raportit dhe konsultimin me aktorët e sektorit të mediave, në mënyrë që rekomandimet e tij të reflektohen më pas në një draft të ri”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), parasheh që mediat online, që prodhojnë video, duhet të regjistrohen si biznes. Me ndryshimet, KPM-ja do të ketë mandat të monitorojë edhe punën e mediave online që prodhojnë përmbajtje audio-vizuale./Arbresh.info
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...