I premtoi martesë të dashurës së tij, Alen Sherri kapet “mat” duke e tradhëtuar pas titullit kampion

10:09 | 27 Maj 2024
KRG

Alen Sherri shumë shpejt do të bëjë një dasëm.  Portieri i Egantias i propozoi të dashurës në “Air Albania” pas fitimit të Kupës së Shqipërisë dhe premtoi se nëse do të fitojë edhe titullin kampion do të bënte një dasëm, kështu të paktën ka premtuar gardiani i portës.

Mbetet te shihet nëse do të mund ta mbajë këtë premtim apo jo, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është fotoja e gardianit të rrogozhinasve. Sherri pasi titullit ka “tradhëtuar” të dashurën, teksa në krevat shihet me një të “dashur” të re. Në fakt është trofeu i titullit që portieri po “fle” me të, ndërsa aty afër ndodhet edhe fanella e Egnatias.

Siç duket as Sherri nuk i ka shpëtuar dot trendit për të bëre foto me trofeun në krevat, siç tashmë jemi mësuar të shikojme yje si Messi, Dybala dhe shumë të tjerë./newsport.al/

 

Të ngjashme