Aksident mes motoçikletave në Sllatinë, lëndohen dy persona

17:44 | 26 Maj 2024
E.H

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Sllatinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se në aksident janë përfshirë dy motoçikleta.

“Sot, më 26.05.2024, rreth orës 16:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Sllatinë). Njësiti policor njofton se në aksident janë përfshirë dy motorë dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësiti policor është marrë me aksidentin duke e trajtuar atë”, tha Krasniqi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme