Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mori pjesë në një tryezë diskutimi në Institutin “Hudson” në Uashington, ku u përqendrua në sfidat e sigurisë dhe potencialin e zhvillimit në Ballkanin Perëndimor.
Pjesëmarrës ishin përfaqësues nga politika, diplomacia dhe analistë të njohur ndërkombëtarë.
Në takimin e titulluar “Synime dhe shqetësime Rajonale”, Ministrja Gërvalla foli për sfidat me të cilat përballen sot Kosova dhe rajoni i Ballkanit dhe Evropa Lindore, shkruan Arbresh.info.
“Duke përshkruar zhvillimin e jashtëzakonshëm të Kosovës, të ekonomisë së saj, por edhe të forcimit të të gjitha strukturave të sigurisë dhe forcave të saj të armatosura, ajo theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës për vlerat demokratike dhe vullnetin e palëkundur për anëtarësim në NATO dhe BE.”, thuhet në njoftim.
Sipas komunikatës së MPJD-së, diskutimi në Institutin “Hudson” theksoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të përshpejtuar progresin drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.
Duke iu përgjigjur shqetësimeve të shumta të të pranishmëve, ajo theksoi se Serbia është kthyer përsëri në një kërcënim të vërtetë jo vetëm për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, por për të gjithë rajonin.
“Si aleate, madje edhe satelit i Rusisë, ajo jo vetëm që sulmon shtetet fqinje, siç ishte rasti me 24 shtatorin e vitit të kaluar në Kosovë, por edhe i garanton Rusisë, Kinës dhe tashmë edhe Iranit hapësirë të mjaftueshme për të vepruar në Evropë nga thellësia e Ballkanit Perëndimor”, tha Ministrja Gërvalla.
Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e ndërrimit të strategjisë së demokracive perëndimore në raport me Serbinë si kundërshtaren më të fuqishme të vlerave Perëndimore dhe demokratike në Evropë dhe domosdoshmërinë e konfrontimit të Serbisë me rrezikun që paraqet për rajonin, por edhe për paqen në Evropë./Arbresh.info/
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...