Google ADS

Rama: Pushimorja në Banjë të Istogut, për pensionistët e Prishtinës, është gati

11:48 | 26 Maj 2024
E.G

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se pushimorja në Banjë të Istogut, për pensionistët e Prishtinës, është gati.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se çelësat i janë dorëzuar Shoqatës Komunale të Pensionistëve të Prishtinës, shkruan Arbresh.info.

“Objekti pas renovimit duket si i ri, dhe është një ambient super i përshtatshëm, i rrethuar me natyrën e jashtëzakonshme të Banjës së Istogut. Do të kaloni pushime të mrekullueshme!”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme