Google ADS

Diell dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

09:35 | 26 Maj 2024
E.G

Instituti Hidrometeorologik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se në 5 ditët e ardhshme do të mbajë mot i paqëndrueshëm, me diell dhe me reshje shiu.

IHMK ndër të tjera njofton se kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojn do të jenë relativisht të mira dhe stabile, shkruan Arbresh.info.

Parashikimi i Motit për pesë ditë (20 -24 maj 2024)

E hënë-Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

E martë –Moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

E merkurë-Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende parashihen të sjellin riga shiu .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.

E enjte-Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtime i juglindjes.

E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell.Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.

“Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojn do të jenë relativisht të mira dhe stabile.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info.

Të ngjashme