Ministrja e Jashtme në SHBA: Veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë kërcënojnë rajonin dhe gjithë Evropën

21:06 | 25 Maj 2024
E.G

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington D.C mbajti një ligjeratë në Institutin Amerikan “New Lines Institute for Strategy
and Policy”, ku u adresuan fundamentale të sigurisë globale dhe sfidat e sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore.

Sipas MPJD-së, Gërvalla theksoi shqetësimet e Kosovës lidhur me influencën e Rusisë dhe Kinës në rajon, si dhe rrezikun e një konflikti potencial në Evropën Juglindore.

Ajo gjithashtu bëri një thirrje për mbështetje të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në luftën kundër propagandës, dezinformimit dhe veprimeve destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë, që kërcënojnë jo vetëm Ballkanin Perëndimor por gjithë Evropën.

Ministrja Gërvalla shprehu përkushtimin e Kosovës për të përforcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe nevojën për mbështetje të vazhdueshme në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Diskutimi në Institutin “The New Lines” u përshëndet nga diplomatë, studiues dhe gazetarë të pranishëm duke theksuar rëndësinë e dialogut të hapur dhe bashkëpunimit në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë
globale./Arbresh.info/

Të ngjashme