Personi që mbeti i lënduar nga një mjet shpërthyes në fshatin Babaj Bokës të Gjakovës, iu është këputur shuplaka e dorës, po ashtu ka marrë lëndime në të dy gjunjët.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Spitalin e Gjakovës, Gjok Komani.
Komani tutje tha se i lënduari është dërguar në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm, pasi ka marrë një dozë gjaku.
“Lëndim nga një masë eksplozive që ia ka ataku shuplakën e dorës, e ka amputuar, e ka këput në fakt, edhe ka pasë lëndim të ekstremiteteve të poshtme, nën gju të dy anëve. Në anën e djathtë ka qenë edhe frakturë e nëngjurit me lëndim të indeve të buta, kurse në anën e majtë ka qenë vetëm lëndim i indeve të buta, pa frakturë, pa lëndim, pa ataktim të kockave”, u shpreh Komani.
“Te ne është reanimu, është ekzaminuar dhe është dërguar në ekzaminim shtesë diagnostifikues, me rentgen e me këto dhe është konstatuar ato që thash më herët. Edhe ka marrë një dozë gjak dhe në mungesë të kirurgut vaskular, i cili në këto raste zakonisht konsultohet për arsye se mund të preket sistemi vaskular, është dërguar për Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm”.
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani