Sulmet e sotme të Rusisë në rajonin ukrainas të Kharkivit vranë një person dhe plagosën katër të tjerë, tha guvernatori i rajonit, Oleh Syniehubov.
Gjatë fjalimit të tij të premten, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy tha se forcat ukrainase kishin rimarrë zonat pranë territorit ku patën hyrë forcat ruse gjatë sulmit të papritur në këtë rajon.
Ndërkohë, agjencia e lajmeve ruse Interfax citoi ministrin e Mbrojtjes së Rusisë të deklaronte se trupat e Moskës kanë marrë nën kontroll zonën Arkhanhelske, në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk.
Po ashtu, sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes, forcat ruse po përparojnë në rajonin Kharkiv, pasi kanë zmbrapsur dy kundërsulme të forcave ukrainase./voa/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?