Depresioni është një çrregullim i shëndetit mendor që ndikon negativisht në mënyrën se si një person ndihet, mendon dhe vepron.
251 deri në 310 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga depresioni, raporton Arbresh.info.
Depresioni sipas ekspertëve, është i zakonshëm, por për fat të mirë, është edhe i trajtueshëm.
Psikologu Naim Telaku, në një intervistë për Arbresh.info tregon disa prej arsyeve që dërgojnë të rinjtë drejt depresionit.
“Mund të them që ndër shkaqet kryesore që po i ndikojnë të rinjtë, dhe adoleshentët për me përfundu në një gjendje depresive janë tu i përfshi shkaqet e zakonshme psikologjiske, sikur një ndjejnë e mungesës së përkitjes në rrethine tyre, një ndjejnë e inferioritet të përgjithshëm social, pastaj një lloj zbehje e lidhjeve sociale kryesisht me familjarët t tyre”, thotë Telaku.
Përpos këtyre arsyeve, ai tregon edhe ato probleme të zakonshme me vetëvlerësim dhe vetëbesim, që ndikojnë në forma të ndryshme në depresionin, ku personat e prekur nga kjo sëmundje ndjehen që nuk po marrin mbështetjen e mjaftueshme.
Telaku, po ashtu fajin për rritjen e rasteve të depresionit, sidomos tek të rinjtë ia hedh edhe teknologjisë, e cila sipas tij, po i bën ata të ndjehen pak të izoluar.
“Studimet tregojnë që sa më shumë është përdorimi i teknologjisë, aq më të izoluar ndjehen njerëzit. Dhe pastaj ndjenja e izolimit, e rrit ndjenjën e depresionit përpos kësaj përmes teknologjisë, po shohim njerëz që po duken shumë të suksesshëm dhe kjo automatikisht po i bën të rinjtë sikur nuk po munden me e bë atë që po e bëjnë të tjerët, dhe kjo automatikisht e rrit ndjenjën e depresionit”, thekson psikologu.
Si shkak të depresionit, ai shton edhe faktorët politik social që e karakterizojnë vendin tonë, problemet e vazhdueshme politike, sikur një migrim i egër që është duke ndodh kohëve të fundit, që po krijon përshtypjen që në këtë vend nuk jetohet, nuk bëhet jetë e mirë, e gjëra të tilla sociale.
Për të ulur rrezikun nga depresioni, psikologu rekomandon reduktimin e teknologjisë.
“Nëse teknologjia qon në rritjen e qasjes për depresion atëherë rekomandohet reduktimi i përdorimit të teknologjisë, përpos kësaj rekomandohet që më rrit përkitjen sociale, me rrit shoqërimin pastaj me punu ma shumë në caktimin e prioriteteve dhe me punu në drejtim të tyre, qoftë në edukim, karrierë, profesion”, shprehet Telaku.
Ai thotë se këtu kemi të bëjmë më nivelet të ulta të gjendjes të pakëndshme ose të keqe emocionale, ndërkaq nëse kemi të bëjmë me raste te depresionit klinik është i domosdoshëm marrja e trajtimit profesional qoftë përmes psikologut ose psikiatërit.
Psikologu: Personat më të prekur nga depresioni janë ata të moshës 15 deri 24 vjeç
Telaku tregon se personat më të prekur nga depresioni janë të rinjtë e moshës 15 deri 24 vjet.
“Studimet zakonisht nxjerrin moshën 15-24 vjet. Me kalimin e moshës, njerëzit përjetojnë një lloj stabilizimi emocional që nënkupton që ndjenjat negative fillojnë me u zbeh, mirëpo kjo mosha e adoleshencës dhe mosha e rinisë së hershme, studimet po nxjerrin që kudo në Evropë një 1/3 persona është duke u ballafaquar me telashet e depresionit ose ankthit”, tregon psikologu.
Ndërsa, sipas gjinisë, më të prekurat nga ky çrregullim, është gjinia femërore, duke prirë me dyfishin e asaj mashkullore.
“Siç e thamë më herët 1/3 ose ¼ vuajnë në përgjuesi nga depresioni. Kjo nënkupton se rreth 25 për qind e grave preken njëherë në jetë nga depresioni, ndërkaq rreth 12ose 13 3 burrave”, pohon ai.
Po ashtu, Telaku pohon se ka ende njerëz që nuk e kanë kaluar gjendjen depresive të kohës së pandemisë.
“Ka studime të mirëfillta dhe të mjaftueshme që janë bërë në gjithë botën, që kanë nxjerrë në mënyrë të pakontestueshme dhe telashet që kanë ardh si pasojë e pandemisë. Frika e ndërlidhur me shëndetin dhe ndryshimet ekonomike sociale, izolomi e të gjitha këto edhe ajo që ka pasu menjëherë pas pandemisë llogaritët që deri në 25 e popullatës kanë kriju gjendje depresive, dhe llogaritet që një pjesë e kësaj përqindje pas përfundimit të pandemisë e kanë rimarrë vetën, por të paktën gjysma e tyre vazhdojnë me u ballafaqu me telashe të depresionit, pikërisht për shkak të ndryshimeve pandemike”, tregon psikologu.
Një vizitë tek psikogu tek ne vazhdon të jetë tabu, Telaku thotë se kjo ndërlidhet me natyrën që kanë njerëzit për natyrën reale të telasheve të shëndetit mendor.
“Mendoj që kjo është ndërlidh me mungesën e informacionit, për shëndetin mendor në përgjithësi, për punën e psikologut, gjithashtu mendoj që ndikon shumë edhe fakti që trajtimet të çështjeve e shpirtërore në shoqëri të tilla sikur shoqëria jonë janë shumë të popullarizuar dhe një pjesë e njerëzve fatmirësisht shpresojmë që as gjysma tentojnë me i kërku këto format të trajtimit të cilat marrin më pak kohë. Unë mendoj që përpos këtij stigmatizimi të shkuarjes te psikologu, mendoj që është problematike dhe një lloj mosbesimi që kanë njerëzit për natyrën reale të telasheve shëndetit mendor”, shprehet ai.
Sipas tij, një person që përballet me ankthin dhe depresioni dhe u mungon mbështetja familjare, kjo gjë e vështirëson edhe më shumë gjendjen e tij.
“Supozojmë që një person ka telashe serioze të ankthit ose të depresionit, edhe në qoftë se është duke marr trajtim qoftë prej psikologut qoftë prej psikiatrit , një pjesë e madhe e familjes ose e njerëzve të afërm i thonë nuk ki kurrgjë, edhe unë njëherë jam kanë kështu ka kalu, krejt e kanë ka njëherë. Mendoj që kjo është më e dëmshme për shkak se stigmatizimi kur bëhet prej larg në një farë mënyre largohet, por kur askush nga familja nuk e pranon ose nuk e bashkëndjen vuajtën ose situatën e vështirë nëpër të cilën po kalon kjo në masë të madhe tenton me vështirsu gjendjen e personit”, tregon psikologu.
Telaku thotë se ekziston një vetëdije e kënaqshme sa i përket besimit të qytetarëve tek psikologët.
“Unë mendoj që sa më shumë kohë që kalon, rritjet përqindja ja e njerëzve që drejtohen tek profesionistët e shëndetit mendor. Meqenëse nuk kemi matje nuk mund të flas me numra të saktë. Por për neve që jemi në ushtrim të profesioni tash e sa vite shihet n ndryshimi, është një gjendje e pakrahasueshme me krahasu me 10 vite ose disa të kësaj natyre më herët. Sidomos në zonat që janë urbane, në qytete të madhja, pastaj tek shtresat që janë të dukura ekzistojnë një vetëdije e kënaqshme që shërbimet e shëndetit mendor janë të pa anashkaluar”, ka përfunduar psikologu.
Simptomat e depresionit mund të variojnë nga të lehta në të rënda dhe përfshijnë si më poshtë: një ndjenjë e vazhdueshme trishtimi, humbja e interesit për aktivitetet e shijuara dikur, ndryshimet në oreks – humbje ose shtim në peshë, probleme me gjumin./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...