Ka nisur në Prishtinë projekti për vendosjen e kamerave të sigurisë me inteligjencë të lartë artificiale.
Kështu kanë bërë të ditur nga Komuna e Prishtinës për Arbresh.info.
Zëdhënësja e Komunës, Arlinda Kastrati,i ka thënë se kamerat e sigurisë fillimisht po vendosen në udhëkryqet kryesore.
“Projekti vendosja e kamerave të sigurisë ka filluar të realizohet dhe njëherit janë duke u vendosur kamerat e sigurisë fillimisht në udhëkryqet kryesore, sipas planit të hartuar nga Policia e Kosovës. Projekti është 3 vjeçar, por këtë vit do të realizohet faza e parë”, ka thënë Kastrati.
Ajo, gjithashtu bëri të ditur se pajisjet për monitorim do të instalohen në objektin e Policisë së Kosovës.
“Pajisjet për monitorim do të instalohen në objektin e Policisë së Kosovës, pasi që edhe monitorimi do të bëhet nga ana e Policisë së Kosovës”, ka thënë ajo.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama më 3 janar të këtij viti kishte deklaruar se këto kamera janë me inteligjencë të lartë artificiale që nxiti reagime e huti tek shumë qytetarë, pasi nuk e kishin të qartë se çfarë do vëzhgohet nga kamera të këtij lloji.
“Këto kamera kanë një inteligjencë të lartë artificiale, prodhim amerikano – kanadez, të cilat do t’na ndihmojnë që përmes policisë, të bëjmë identifikimin e personave të cilët hedhin mbeturina, parkojnë në trotuare apo vende ku nuk lejohet”- kishte shkruar Rama.
Rama kishte potencuar se përmes këtij sistemi, do të identifikohen, në kohë rekord, personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre.
Kurse, nga Komuna ishin shprehur se kërkesa për vendosje të kamerave të sigurisë ka ardhur nga Policia e Kosovës, e cila edhe ka të drejtën për instalim e monitorim të tyre.
Njoftimi për instalim të kamerave të sigurisë në kryeqytet pati nxitur reagime të ndryshme tek qytetarët, të cilët nuk e kishin shumë të qartë se sa do mund t’u cenohet privatësia në rast se kamerat janë me inteligjencë të lartë e matje biometrike.
Qytetarët nëpër rrjete sociale kishin konsideruar se me këtë lloj të kamerave mund të identifikohen edhe fytyrat e elementet biometrike më lehtë, duke e konsideruar si shkelje direkte të privatësisë.
Reagime kishte pasur edhe nga njohës të fushës së teknologjisë.
Megjithatë, mbetet të shihet se sa do të ndikojnë këto kamera në parandalimin e vjedhjeve, rrahjeve apo çfarëdo vepre penale në kryeqytet./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...