Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Shtime – Prizren, ku një kamion është rrokullisur.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
“Sot rreth orës 15:05 kemi pranuar një informatë se në rrugën transitore në Shtime ka ndodhur një akident , i përfshirë vetëm një automjet trasportues. Veç dëmeve të shkaktuara në kamion, lëndime trupore kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në qendrën e mjekësisë familjare në Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në QKUK- Prishtinë” – ka thënë Veseli. /Arbresh.info
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad