Dëshmitari Valdrin Dervishaj edhe në seancën e së premtes ka vazhduar dhënien e dëshmisë, në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan, të cilën dëshmi e kishte filluar më 25 prill 2024. Ai tha se pas ngjarjes në natën kritike e kishte parë të akuzuarin Kreshnik me veturën e tij të bardhë në kafiterinë “24 Marsi” në Gllogjan.
Për këtë rast, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj po akuzohen se më 26 nëntor 2021, të shtyrë nga hakmarrja e paskurpullt, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre fëmijë.
“Ajo është rruga kryesore që të qon në fshatin Shaptej, Dubravë dhe tek lagjja e këtyre (duke aluduar për familjen Mehmetaj), se qajo rruga e keqe që ka qenë është bërë me asfallt dhe të shpien në Prokolluk”, tha dëshmitari Dervishaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ai më pas tha se mbetet pranë deklarimeve të thëna seancën e kaluar, në prokurori si dhe në polici, duke shtuar se herën e kaluar kur e kishte thënë se vetura ka qenë e zezë e kishte a thënë nga stresi.
Dëshmitari tha se të akuzuarin Kreshnik e kishte parë duke dal nga vetura te lokali “24 Marsi”, pas ngjarjes së natës kritike, dhe se atë veturë tha se e ngiste i akuzuari.
Më pas, gjatë këtij shqyrtimi ndodhi një përplasje verbale në mes të akuzuarit Kreshnik, palës së dëmtuar dhe mbrojtëses së të akuzuarit avokates, Kosovare Kelmendit, ku më pas kryetarja e trupit gjykues i tërhoqi vërejtjen të akuzuarit, duke i thënë se i njëjti nuk ka të drejtë të komunikojë me palët tjera në sallë.
“Nëse ka ndonjë shqetësim apo ofendim për palët e dëmtuar, mund t’i drejtoheni trupit gjykues. Po ashtu njoftohen të gjitha palët prezent po ashtu edhe publiku që është prezent se nuk kanë të drejtë të marrin fjalën pa lejen e gjykatës, por gjithnjë t’i referohen turpit gjykues, ndërsa publiku po ashtu nuk ka të drejtë të merr fjalën se nuk është palë në procedure. Nëse marrin fjalë kërcënuese nga kushdo qoftë në sallë apo ofenduese, mund ta njoftojë trupin gjykues për çka edhe parashihet për çdo person prezent pasojat…”, tha kryetarja e trupit gjykues Violeta Husaj-Rugova.
Pas kësaj, meqë deklarimi i dëshmitarit kishte përfunduar dhe nuk kishte dëshmitarë të radhës, seanca e sotme përfundoi.
Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkohen se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Pra, të vdekur mbetën shoferi i autobusit G.Gj, si dhe nxënësit L.H (17 vjeçar) dhe G.M (17 vjeçare).
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...