Google ADS

U.d. Kryeprokurori kërkon angazhim për rastet penale

17:39 | 24 Maj 2024
KRG

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka kërkuar angazhim më të madh për trajtimin e rasteve penale.

“Në këtë drejtim, U.D. Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga kryeprokurorët e prokurorive që të angazhohen maksimalisht në rritjen e efikasitetit në trajtimin e rasteve penale”, thuhet në komunikatën e zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për kolegjiumin e rregullt mes prokurorive.

Gjithashtu sipas komunikatës, është diskutuar për rezultatet e institucionit të Prokurorit të Shtetit bazuar në Raportin e Punës për vitin 2023, ku është analizuar performanca e të gjitha departamenteve të prokurorive në trajtimin e rasteve penale sipas regjistrave përkatës, sfidat dhe vështirësitë e përditshme me të cilat ballafaqohen prokuroritë, veçanërisht me mungesën e numrit të prokurorëve, si dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me efikasitetin e punës së të gjitha prokurorive në nivel vendi.

“Një çështje tjetër me rëndësi që u diskutua në këtë takim ishte edhe nevoja për aplikimin e procedurave alternative si procedura efikase dhe produktive për zgjidhjen e rasteve penale nga ana e prokurorëve të shtetit”, vazhdon njoftimi.

Të ngjashme