Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, pas dështimit të seancës ku do të trajtohej shqyrtimi i projekt-rezolutës për tri vjet qeverisje, ka thënë se ata kanë qenë pro nënshkrimit të rezolutës për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës.
“PDK ka përkrahur AAK-në për debatin, i cili në fund do të kurorëzohej me nënshkrimin e një rezolute, e cila do të binte thirrje Qeverisë që të dorëhiqet apo të nxirret mocioni i mosbesimit”, ka thënë ai.
“Ajo që është e rëndësishme është se ju e shihni gjendjen, e kemi një shumicë që nuk i kanë numrat për t’i kaluar as projektligjet që kërkohet me shumicë të thjeshtë”, ka thënë ai në deklarim për media.
Ai ka bërë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe se edhe kryeministri është duke i hapur rrugë kësaj ideje.
“Duhet lexuar drejtë edhe lëvizja e kryeministrit. Fakti që i ka hapur mundësi shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, e cila duhet të ndodhë me 2/3 dhe s’mund të ndodh pa votën e LVV-së, kjo nënkupton që ai po i hap rrugë zgjedhjeve të reja dhe krijimit të një qeverie të re”, ka deklaruar Tahiri.
Ai tutje ka thënë se data e fundit për shpërndarjen e kuvendit është 30 maji. “Mirë është të reflektojmë, t’i hapim rrugë zgjedhjeve të reja në qershor apo korrik. Nëse deri më 30 maj nuk arrijmë koordinim për shpërndarjen e kuvendit e humbim mundësinë që qytetarët t’u drejtohen kutive të votimit më 30 qershor apo 7 korrik. Është dita e fundit dhe nuk do t’i ndalim përpjekjet”, ka thënë Tahiri./rtk
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...