Policia e Kosovës gjatë ditës së hënë ka zhvilluar një aksion në veri të vendit, ku ka mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë, institucion ky që ka shpërndarë pagesat e Beogradit për qytetarët serbë në Kosovë.
Gjatë këtij aksioni, policia ka bërë të ditur se janë konfiskuar rreth një milionë e 600 mijë euro, 74 milionë e 700 mijë dinar, 19 mijë e 500 franga, 13 mijë e 800 dollar amerikan, 40 dollar australian si dhe dokumente dhe prova tjera.
Por, ky aksion i policisë nuk u mirëprit nga institucionet ndërkombëtare, përfshirë edhe Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH).
Ata kanë kritikuar mbylljen e “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, duke pohuar se ky aksion u bë pa koordinim me ndërkombëtarët
DASH-i shprehu zhgënjimin për mbylljen të gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, duke thënë se “ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë” dhe se ai “përshkallëzon tensionet”.
Megjithatë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, e vlerëson të ligjshëm aksionin e policisë në veri.
Sipas tij, veprimi i institucioneve të Kosovës në veri ishte i ligjshëm, duke shtuar se është me rëndësi që të gjitha institucionet e sigurisë të operojnë brenda kornizave ligjore.
Për Arbresh.info, Basha pajtohet që të gjitha veprimet e institucioneve të Kosovës duhet të ndërmerren në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.
“Kosova ka institucionet e veta që punojnë dhe operojnë sipas ligjeve në fuqi. Për mu është shumë me rëndësi që të gjitha institucionet tona të sigurisë të operojnë brenda kornizave ligjore. Mendoj se puna që është bë atje është e ligjshme, derisa janë mbyllur ato banka të kundërligjshme që kanë operuar në territorin e Kosovës, ne ndërkombëtarët i vlerësojmë dhe bashkëpunojmë, por prapë, puna jonë për ligjshmëri do të vazhdojë dhe sigurisht që duhet të jetë edhe në bashkëpunim me ndërkombëtarët. Megjithatë, ne nuk domethënë që duhet me u ndalë për çdo veprim, duhet të koordinohemi me gjithë akterët tanë, me rëndësi është që puna që bëhet është e ligjshme, tha Basha.
Ndërkohë, përveç DASH-it, ka reaguar dhe Bashkimi Evropian duke thënë se me shqetësim ka përcjellë operacionin policor të së hënës në zyrat e Bankës së Kursimeve Postare Serbe në veri të Kosovës. BE-ja veprimet e policisë i ka cilësuar të pakoordinuara dhe janë përshkallëzuese.
Lidhur me këtë çështje, ka pasur reagim dhe nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ku kanë shprehur inkurajimin e autoriteteve kosovare që të koordinojnë veprimet me partnerët ndërkombëtarë dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështje të tilla.
Policia ka deklaruar se qëllim i aksionit të saj në veri, më 20 maj, ishte “vendosja e rendit dhe ligjshmërisë”. /Arbresh.info/Rita Jakupi/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...