Klubi polak, Legia Warszawa ka njoftuar largimin e mesfushorin kosovar, Qëndrim Zyba, pas më pak se gjashtë muajve qëndrim.
Zyba kaloi në afatin kalimtar të janarit te Legia si huazim me të drejt blerje nga Ballkani.
Megjithatë, polakët kanë vendosur të mos e blejnë kartonin e mesfushorit, duke u ndarë me të.
“Pas gjysmë viti që luan për Wojskowe, Qëndrim Zyba largohet nga Legia Warszawa”, thuhet në njoftimin e klubit polak.
Faqja zyrtare e Legias tutje tregoi se kosovari iu bashkua kryeqytetasve më 1 shkurt të këtij viti, teksa bëri debutimin e tij zyrtar dy javë më vonë, gjatë ndeshjes së parë kundër Moldes.
Që nga debutimi, mesfushori therandas ka luajtur gjashtë ndeshje për Legian, e cila e ka falënderuar Zybën për kohën dhe i ka uruar suksese në fazat e mëtejshme të karrierës. /Telegrafi/
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...