Përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë kërkuar një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar vetëm për planin e lagjes “Kalabria”.
Shefi i asamblistëve të PDK-së, Letorim Retkoceri, tha se nga sjellja e drejtuesve të kryeqytetit, Prishtina po trajtohet si zonë e betonizuar.
“S’ka pasur asnjë dokument dhe material për planin në lagjen Kalabria, po ua tregoj rendin e ditës, në një situatë kur si grupe, si grupit të Partisë Demokratike, është dërguar plani zhvillimor komunal, më duhet te them një argument tjetër, e kuptojmë hallin e banorëve sepse nga sjellja Prishtina po trajtohet si zonë e betonizimit dhe planeve me koeficient për grupe të caktuara, kjo s’dihet t’i ndodh Prishtinës, qysh mundet t’u arsyetohet qytetarëve 1.8 e kanë pru sot me idenë e koeficientit 7, çfarë borxhi kem na, nëse kryetari ka borxh dikujt është mirë me tregu, që nga ndërrimi i pronave të Badovcit nuk do lejojmë më të keqpërdoret besimi. Kemi nevojë me pa plane, kem pa qe ka dal në dëgjim publik, si kemi parë ndryshimet”, ka thënë Retkoceri.
Asamblisti nga Lëvizja Vetëvendosje Faton Zeka, kërkoi që javën tjetër të mbahet një seancë e jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës, planin për Kalabrinë.
“Kalabria nuk është vetëm e imja por edhe e gjithë banorëve që jetojnë aty. Fjalimet e mira politike nuk e arsyetojnë kohën e humbur që dy vite e gjysmë. Dhe janë penalizuar duke mos mundur të realizojnë as nevojat elementare e lërë më jetë luksi. Të caktohet një seancë e jashtëzakonshme ku e trajtojmë vetëm planin e Kalabrisë. Të gjithë e dimë se plani i Kalabrisë që nga viti 2005 nuk është reviduar asnjëherë. Interesi i qytetarëve është të ketë barazi dhe dinjitet, mos të mashtrohen dhe të ketë hile ndaj tyre. Hajde po mblidhemi dhe po e trajtojmë me seriozitet me fokus kërkesat e banorëve dhe mos të shkojnë edhe dy vjet e gjysmë”, tha Zeka.
Edhe Bahri Gashi nga AAK-ja, tha se duhet të diskutohet kjo çështje e lagjes Kalabria në një seancë të jashtëzakonshme.
“Me vjen rend kur i shoh ato grupe para derës, unë nuk dua të flas sikur kolegët e mi shumë, a ka mundësi me mbajt një seancë të jashtëzakonshme brenda disa ditëve, dërgoni materialin sot një javë e vijmë prapë, është punë ore me votu, sot s’ka pikë Kalabrie, ju lutem tërhiquni, na dërgoni material dhe e vazhdojmë seancën”, tha Gashi.
Këtyre kritikave u është përgjigjur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Ai i ka akuzuar për mashtrim të qytetarëve dhe se po bëjnë politikë me ta.
“Prej fjalimeve e politikbërje që po ndodhë në këtë asamble, ne si kabinet po punojmë shumë. Jemi të gatshëm, dhe mund ta bëjmë seancën e jashtëzakonshme javën tjetër me një pikë, atë të Kalabrisë, meqë nuk është futur në këtë seancë. Unë nuk e kam mendjen të bëjë politikë. Asnjëherë nuk u është cenuar ndërtimtarëve ta zhvillojnë Kalabrinë. Është mbrojtur e drejta e banorëve për të mos u betonizuar. Për këtë arsye e kemi analizuar, kemi diskutuar me qytetarët, vazhdojmë të diskutojmë. Po i mashtroni ju me politika, ne po punojmë, nuk ka pasur ndryshime të mëdha se sa sot, e kemi një plan e vizion, e ju e sabotoni tu i rrejt njerëzit, kur bëhemi bashkë për te mira, tokën e Komunës i duhet unaza dhe qeveria nuk e financon e ju bëni politika, s’dini tjetër veç me fol e na bëjmë”, tha Rama.
Bahri Sejdiu imam në xhaminë madhe të Prishtinës, banor i fshatit Shkabaj ka shprehur po ashtu pakënaqësitë e tij rreth kësaj situate.
“Unë jam për herë të dytë në këtë kuvend. E kemi paraqitur problemin e kahmotshëm shpronësimin e një prone prej 3300 ari dhe objekti i ndërtimit sipër xhamisë së filluar krahas kërkesës së shtruar. Këshilli i Bashkësisë Islame i kemi më shumë se 6 kërkesa për zgjedhjen e një lokacioni për xhaminë e fshatit. Kemi prit 15 vite për dhënien e një trualli kudoçoftë në Shkabaj. Më vjen keq që institucioni fetar, shumë zëra thonë e kanë një xhami pa leje. Nuk ka pas asnjë drejtori që iu kemi drejtu me shkrim, prandaj në si lagje ju kemi drejtu për të gjitha kërkesat tona. Kërkojmë të na zgjidhin shpronësimin e lokalitetit, parcelën për xhaminë, me më shume se tre mijë banorë”, ka thënë Sejdiu.
Debati në Kuvendin Komunal po vazhdon ende./eo
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve