Sot do të mbahet seanca e rigjykimit për vrasjen e Marigona Osmanit.
Seanca ishte paraparë të niste në orën 10:00, por është shtyrë për në orën 13:00.
Kujtojmë se seanca do të mbahej më 16 maj por me kërkesë të mbrojtësve të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, avokatëve, Skender Musa dhe Arbnora Shefkiu është shtyrë për sot.
Tetë muaj më parë, për vrasjen e Marigona Osmanit, Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, për veprën penale “vrasje e rëndë”. Ndërkaq, Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë”. Ndërsa, Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim./Arbresh.oinfo/
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...