Google ADS

Rrëshqitje dheu në një fshat në Papa Guinenë e Re, dyshohet për 100 të vdekur

08:35 | 24 Maj 2024
K.B

Mbi 100 njerëz dyshohet se lanë vdekur nga një rrëshqitje dheu në një fshat në një pjesë të largët të Papua Guinesë së Re, sipas mediave të huaja. Autoritetet nuk e kanë konfirmuar ende numrin e viktimave.

Rrëshqitja e dheut preku fshatin Kaokalam në provincën Enga, i cili ndodhet rreth 600 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të Papuas, Port Moresby.

Banorët thonë se vlerësimet aktuale të numrit të të vdekurve janë mbi 100, megjithëse autoritetet nuk e kanë konfirmuar këtë shifër. Fshatarët thanë se numri i të vrarëve mund të jetë shumë më i madh.

Elizabeth Laruma, e cila drejton një shoqatë biznesi të grave në Porgera, një qytet në të njëjtën provincë pranë minierës së arit Porgera, tha se shtëpitë e fshatit u rrafshuan kur faqja e një mali u shemb./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme