Nën turma të mëdha njerëzish dhe masa të forta sigurie, Irani ka përcjellë në banesën e fundit presidentin Raisi, i cili humbi jetën fundjavën që lamë pas në një aksident ajror, së bashku me 8 persona të tjerë, mes të cilëve dhe ministri i Jashtëm.
Trupi i presidentit 63 vjeçar u varros në qytetin e tij të lindjes, Mashhad, në faltoren e shenjtë të Imam Rezait, një figurë e nderuar në Islamin Shia.
Turma të mëdha ishin mbledhur në një nga rrugët kryesore të qytetit verilindor përpara ceremonies mortore. Media shtetërore e përshkroi ngjarjen e së enjtes si “historike”, ndërsa kryetari i bashkisë së Mashhadit tha se 3 miliona ishin të pranishëm në ceremoni.
Të mërkurën, udhëheqës dhe personalitete të tjera nga aleatët dhe fqinjët e vendit morën pjesë në një ngjarje përkujtimore në Teheran.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të të ashtuquajturit “Aksi i Rezistencës”, një rrjet grupesh të armatosura që marrin armë, trajnime dhe fonde iraniane. Ata përfshinin liderin politik të grupit të armatosur palestinez Hamas, Ismail Haniyeh, zëvendës sekretarin e përgjithshëm të lëvizjes Hezbollah të Libanit, Naim Qassem, zëdhënësin e Houthive të Jemenit, Mohammed Abdulsalam dhe kreun e Forcave Paraushtarake të Mobilizimit Popullor të Irakut. Faleh al-Fayad./a2cnn
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...