Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se një ndër nismat më frytdhënëse këto dy vitet e fundit vazhdon të jetë Programi për Diplomaci Qytetare.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti u shpreh se përmes tij në Kosovë po vijnë të reja dhe të rinj, profesionistë nga diaspora, për të punuar në një periudhë 10-mujore, shkruan Arbresh.info.
“Ai paraqet një mundësi të veçantë që edhe të kontribuoni në vend edhe të përfitoni përvoja e lidhje të reja me vendin.”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera, Kurti tha se thirrje është e hapur deri më 31 maj.
“Ju ftoj të aplikoni e ju mirëpresim në Kosovë!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...