Google ADS

Rezoluta për Srebrenicën, LDK: Drejtësia dhe e vërteta janë themelet e paqes dhe stabilitetit në rajon

20:55 | 23 Maj 2024
E.G

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas votimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimit, LDK u shpreh se kjo është një vulë për krimet e Serbisë të kryera në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe në Kosovë, shkruan Arbresh.info.

“Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh përkrahjen e plotë dhe të palëkundur për këtë rezolutë, sepse është një hap i rëndësishëm drejt njohjes dhe përkujtimit të gjenocidit së Srebrenicës si një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit në historinë moderne.”, thuhet në njoftim.

“LDK vlerëson lart përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar – sidomos Gjermanisë dhe Ruandës si propozuese zyrtare të rezolutës – për të dënuar dhe përkujtuar këtë akt gjenocidi, dhe rithekson se drejtësia dhe e vërteta janë themelet e paqes dhe stabilitetit në rajon.”, thuhet tutje.

“Përkrahja për këtë rezolutë, tregon angazhimin tonë të përbashkët për të mos harruar viktimat e pafajshme dhe për të siguruar që të tilla krime të mos përsëriten kurrë më.”, thuhet tutje/Arbresh.info/

Të ngjashme